Pak ditë më parë Monika Lubonja festoi ditëlindjen.
Aktorja e njohur kishte organizuar një festë të “çmendur” mes miqsh, ku nuk munguan as ish-banorët e “Big Brother VIP”, mes tyre dhe Dritan Brama.
Me këtë të fundit, Monika ka realizuar një kërcim super të nxehtë, duke marrë vëmendjen e të gjithëve. Videoja e këtij momenti është bërë virale kudo në rrjet.
Lidhur me këtë kërcim ka folur ditën e sotme koreografi i njohur. Ai ishte i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, ku zbuloi se çfarë i kishte thënë bashkëshortja.
“Ç’është kjo, ç’ke bërë? Kishe bërë super kërcim mbrëmë”, më tha bashkëshortja.
“Gjëra të thjeshta, duhej të kishte ndodhur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Po të ishte e fshehur, nuk do e bëja”, shtoi më pas Tani.
Ndërsa i pyetur se pse munguan në ditëlindjen e Monikës, Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj, Brama u përgjigj:
“Donaldi duhej të ishte, por ka qenë në koncert. Iliri nuk besoj se do të vinte, është pak kokëfortë, i mban inatet. Do ishim kënaqur shumë, do kishim kërcyer bashkë”.