Emisioni “Me ler te flas” i dy vellezerve binjak, Romeo dhe Donald Veshaj, po pelqehet shume nga publiku e kjo duket nga shikimet e shumta ne YouTube dhe komentet pozitive.
Pervec intervistave me personazhe te ndryshem, dy vellezerit kane perfshire edhe skece humoristike ashtu sic i shkon per shtat profesionit te tyre.
Mirepo, duket se ideja e ketyre skeçeve nuk eshte aspak origjinale.
Nje faqe shqiptare ne rrjetet sociale “Alo Podcast” ka bere me dije se keto skece jane ‘fill e per pe’ te kopjuara nga nje serial humoristik italian.
Keto video tregojne me se miri se skeçet jane kopjuar jo vetem ne situata, por edhe ne fjale, gjeste e veprime.
Lokimagazine ka zbuluar se seriali Italian ne fjale titullohet “TheJackal”, ku shihet se nuk eshte vetem nje, por jane disa skece te kopjuara nga ana e vellezerve Veshaj.