Ditën e sotme, një video qarkulloi në rrjet në të cilën shihej reperja e njohur, Cardi B, e cila teksa po performonte në skenë, iu hodh ujë nga një fanse.
E revoltuar, reperja nuk u përmbajt aspak ndaj fanses, duke e goditur me mikrofon.
Veprimi i reperes shkaktoi mjaft zhurmë në rrjet, ku një pjesë e konsideroi veprimin e saj jo profesional, ndërsa disa të tjerë e mbështetën.
Lidhur me ketë ngjarje, një reagim publik ka bërë edhe Egli Tako.
Në një postim në Instagram, ajo shkruan: “Totalisht kundër dhunës, por në të tilla raste? Të lumtë dora motër”.