Camila Cabello duket se e ka lënë pas romancën me Shawn Mendes, duke i dhënë sërish një mundësi dashurisë.
Këngëtarja 25-vjeçare u pa në Los Anxhelos të mërkurën në mbrëmje me Austin Kevitch, CEO 30-vjeçar i një aplikacioni takimesh të quajtur Lox Club.
Cabello dukej e qeshur në shoqërinë e biznesmenit në disa nga fotot e shkrepura nga paparacët.
Duke qenë se nuk u pa asnjë puthje e përqafim gjatë takimit, romanca me shumë mundësi sapo ka nisur. Megjithatë, ishte e qartë se kishte shumë kimi mes tyre, nisur nga buzëqeshjet dhe shikimet e thella.
Cabello i dha fund lidhjes me Mendes në nëntor të vitit të kaluar, pas më shumë se 2 vitesh lidhje. Shawn pranoi dy muaj më parë se ai ende e do Cabello-n dhe se do të jetë gjithmonë kështu.