Këngëtari Butrint Imeri ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i takon jetës së tij personale.
Ditën e sotme ai është parë nën shoqërinë e një vajze, e cila mendohet të jetë e dashura e tij.
Identiteti i vajzës nuk dihet, por duket tepër e kuruar në çdo detaj, siç e shihni dhe në foto.
Kujtojmë se artisti ka vendosur që jetën private ta ruajë në mënyrë hermetike dhe mos të zbulojë asnjë detaj.
Lidhja më e bujshme për të cilën ai është përfolur ka qenë ajo me moderatoren Kiara Tito.
Madje vetë moderatorja së fundmi ka rikujtuar puthjen e famshme me këngëtarin dhe ka thënë se kjo puthje i solli një rritje të ndjeshme të ndjekësve të saj në rrjetet sociale dhe i ndryshoi karrierën e saj për mirë.
“Që nga ky momenti i kësaj puthjes që dhashë pata një ndryshim të madh nga rrjete sociale, pata një rritje të ndjekësve. Ishte komplet rastësore, por edhe emisioni eci mirë. Mund të them që ka qenë një moment që më ka ndikuar për mirë edhe në vazhdimësi të gjërave të mia.”, tregoi ajo.
Ndonëse dyshja e mohonte se mes tyre kishte një romancë, Butrinti dhe Kiara fotografoheshin shumë herë bashkë.
Ajo gjithashtu mori pjesë në videoklipin “Hajt hajt” të Butrinit dhe që atëherë lajmet për ta nuk pushuan.