Psikologët konstatojnë që reagimi ndaj tradhetisë varet nga shumë faktorë dhe se njerëzit i godet në mënyra të ndryshme. Sipas tyre rastet janë më të shumta që gratë e falin tradhtinë.
Një arsye është se gratë mbështeten te një mashkull për mirëqenien e tyre dhe do të qëndrojnë në një lidhje edhe nëse është toksike.
Shumë nuk kanë mjete për t’u larguar. Ato bëjnë më pak para, nuk mund të përballojnë jetën e tyre, nuk kanë ku të shkojnë tjetër.
Ato kanë aftësinë emocionale për ta hequr nga mendja tradhetinë. Gratë mund t’i ndajnë ndjenjat e tyre në mënyra shumë komplekse. Ato racionalizojnë atë që ai bëri dhe pse e bëri atë. Ndoshta fajësojnë veten. Ato do të justifikojnë sjelljen e tij dhe shpresojnë se ai do të ndryshojë.
Nga ana tjetër, meshkujve mund t’u duhet më shumë kohë për të hapur zemrat e tyre, por pasi ta bëjnë këtë, ata janë të prekshëm ndaj një thyerje zemre të paimagjinueshme. Kur një grua shkel besimin e tyre duke fjetur me një burrë tjetër, kjo godet thelbin e asaj që janë. kush tradheton me shume
Kjo i bën ata të pyesin veten. Ata nuk do të mund të heqin nga mendja imazhin e tradhtisë dhe do ta shohin atë mashkullin tjetër sa herë që janë intime me partnerin e tyre.
Meshkujt zakonisht nuk e gjejnë dot brenda vetes që të falin shkelje të tilla.