“Burgu” i ndau, por Luizi dhe Kiara gjejnë mënyrën për t’i shprehur dashurinë njëri-tjetrit

Katër banorët e shtëpisë së BBV, Luizi, Olta, Maestro dhe Kristi u ndëshkuan nga “Vëllai i madh” mbrëmjen e djeshme pasi kishin thyer rregullat e emisionit duke diskutuar nominimet.

Kështu, ata u zhvendosën në një dhomë larg pjesës tjetër të banorëve dhe do të qëndrojnë atje deri në prime-in e rradhës.

Megjithatë, edhe pse fizikisht Luizi dhe Kiara janë të ndarë nga një murr mes tyre dhe nuk mund të takohen, kjo nuk e ndaloi ciftin që të gjejë një mënyrë për t’i shprehur dashurinë njëri-tjetrit.

Teksa Luizi doli në oborr dhe po i thërriste Kiarës duke i thënë “Te dua”, kjo e fundit iu përgjigj menjëherë: “Edhe unë”!