“Bruno bëhet pulë kur sheh Efin”, Florjana acarohet me komentin e Mevlanit

Në puntatën e sotme të “Për’puthen” u transmetua takimi i Forjanës dhe Brunos.

Gjatë momentit në studio, Mevalni, bën një koment për Brunon ku i thotë se ai bëhet “pulë” kur sheh Efin.

Ky koment nuk i ka pëlqyer Florjanës e cila u shpreh se ajo që Mevlani thotë nuk është e vërtetë.

Mevlani: Ose e bën kastile ose nuk të intereson.

Florjana: Ti thua që s’kam më interes ndaj tij dhe ti je ai që vazhdon dhe e përmend prapë. Ndërkohë që ti ke takime me gocën (Efin).

Bruno: Jo, jo do fokusohej ky tek ajo (Efi). Ndërkohë flet ky, do shtrihej ajo me mua me kaq shumë zell.

Efi: Çfarë jepni këto justifikime kotë. A e kuptoni sensin e asaj që tha ai? Shumë në rregull është ai me mua. Po tregon realitetin dhe mendimin e tij, për ty (Brunon).

Florjana: Bëhet ai pulë se të shef ty? (drejtuar Efit)

Efi: Dëgjon ti çfarë po flasim? Mevlani është shumë në rregull me mua. Çfarë lidhje ka që dha ai mendimin e tij për Brunon në lidhje me mua.

Florjana: Ai ka interes, por vazhdon akoma gërric Brunon. Dhe nuk është e vërtetë ajo që thua ti, që Bruno sheh Efin dhe bëhet pulë.

https://www.instagram.com/tv/Cakj0CqFX2_/?utm_source=ig_web_copy_link