Jemi të sigurt se janë të paktë në numër personat që nuk e kanë parë të paktën një herë filmin “Home Alone.”
“Home Alone” ose sic njihet ndryshe në gjuhen shqipe, “I vetëm në shtëpi” është një film ikonik i Krishtlindjes me personazh kryesor Kevinin e vogël.
Me siguri të gjithëve ju kujtohet vila e bukur brenda së cilës zhvillohet pothuajse e gjithë historia e filmit
Por a jeni kuriozë të shihni si duket ajo shtëpi pas plot 32 vitesh?
Shtëpia e ëndrrave vazhdon të jetë edhe sot në Çikago të SHBA-ve, po aq e bukur si dikur, madje ajo është e dsiponueshme edhe për tu lëshuar me qira.
Sigurisht familja McCallisters nuk jeton aty, por shumë nga dhomat e kësaj shtëpie madhështore janë ashtu si fansat e “Home Alone” e kujtojnë.
Le ti hedhim nje sy si ka qenë shtëpia në kohën e xhirimeve të filmit dhe si duket sot.