Brenda “Big Brother VIP” Efi Dhedhes tregoi se është në një lidhje romantike me dikë jashtë shtëpisë.
Edhe pse nuk preferoi t’a zbulonte identitetin e të dashurit të saj, Efi tregoi se ai është me profesion ekonomist dhe se e kishte mbështetur për hyrjen e saj në reality show.
Ditën e djeshme Efi na ka treguar një grimcë nga Valentini i tyre. Ajo ka publikuar një foto nga darka ku shihet një ambien romantik me trëndafila, qiri dhe drita të kuqe duke shkruar krah saj “Valentin në shtëpi”.
Kujtojmë se më parë, me banorët e tjerë, Efi ka treguar për partnerin e saj tek ka thënë:
“Me natyrën time mendoja se më duhej ndonjë njeri i ashpër. Por nuk ka lidhje fare një qetësi absolute, sa të bën të ndihesh keq. Thjesht respekt dhe më nxjerr më të mirën time. Thjesht ideja që nuk ma merr për dobësi atë që unë ndjej. Është një çun shumë i mirë, i sjellshëm, i edukuar”.