Lidhni rripat e sigurimit! Po udhëtojmë me “Air Kim”!
Për të parën herë, Kim K fluturoi me avionin e saj privat (po, një fjali super normale, njësoj siç udhëtojmë ne me “Tiranën e Re”) gjatë episodit të ri të “The Kardashians” dhe na mori me vete në një tur.
“Oh Zot, dua të them se nuk e kam ëndërruar kurrë që do të kem avionin tim. Doja që ai të ishte si një shtojcë e imja dhe e shtëpisë sime”, – u shpreh Kim dhe theksoi se ishte shumë e lumtur që po i tregonte njerëzve me të cilët shpenzonte shumë kohë, se në fakt kishte punuar shumë për arredimin e avionit të saj privat.
Siç mund ta prisnim të gjithë, avioni është super luksoz dhe i mbuluar me kashmir. Po, edhe tualeti është luksoz.
“Mirë se erdhët në Air Kim” tha ajo dhe shpjegoi se zakonisht avionët kanë një ndriçim të errët, ama i saji ka një dritë të butë. Avioni përbëhet nga 2 tualete, 1 në hyrje dhe 1 në fund dhe çdo vend pasagjeri është i pajisur me karikues telefoni. Siç edhe e thamë, gjithçka është prej kashmiri, duke nisur që nga kabinat, e deri te mbajtëset dhe jastëkët.
Kim nuk i kurseu batutat dhe u tha miqve të saj: “Mos merrni frymë, mos prekni asgjë”. Në avionin e saj do të aplikohet rregulli “pa këpucë” dhe brenda tij do të ketë aksesorë të personalizuar nga linja e Kim, “Skims”. “A nuk do të ishte e këndshme që të kishte pizhama, çorape, batanije dhe shapka në të njëjtën ngjyrë?” – pyeti Kim dhe po, sigurisht është përgjigjja jonë.
41-vjeçarja mori në FaceTime edhe të dashurin e saj, Pete Davidson, të cilit i tregoi dhomën e gjumit në pjesën e pasme. “Kemi dy krevatë mbrapa, por ky është në në përmasën king. Është shumë i lezetshëm. Është perfekt”, – tregonte Kim dhe ne s’jemi fare xhelozë.