Bora Zemani dhe Xhensila Myrtezaj bejne’xing’per te disaten here! Kujt i rri me mire veshja? (FOTO)

Shpeshherë figurat publike duke qenë se mund të vishen nga stilistët më në zë dhe ndjekin trendet e fundit, shpesh ndodhë që të bëjnë “xing” me pamjet e tyre.

Kjo ka ndodhur me shume se nje here me dy vajzat bukuroshe te showbizit, Bora Zemani dhe Xhensila Myrtezaj.

Të dyja vajzat njihen për stilin e tyre të veçantë dhe pasionin për modën.

Veshja e fundit që u ka rrëmbyer zemrën të dyja vajzave është një fustan saten jeshil dhe i gjatë.

Fillimisht ishte Xhensila e cila u shfaq me këtë veshje në ditëlindjen e Bora Zemanit duke rrëmbyer të gjithë vëmendjen.

Nuk e dimë nëse Borës i ka mbetur në mendje që atëherë ky fustan, por ajo është shfaqur së fundmi me të njëjtin, duke bërë ‘xing’ me Xhensilën.