Edhe pse tashme ka kaluar shume kohe qe nga pjesmarrja e Sindit ne “Per’puthen”, ajo serish vazhdon te marre vemendje dhe te beje buje me deklaratat e saj.
Ashtu si cdo personazh tjeter publik, edhe Sindit i eshte kerkuar te shpreh nje opinion mbi situaten e shume-perfolur te Trixes dhe Donaldit.
Disa dite me pare ajo ishte shprehur se nuk i takon te flas per kete teme, por theksoi se eshte turp te kryqezohet, te urrehet dhe t’i behet presion nje vajze te cilter dhe zemermire si Trixa, qe ne fund te fundit po ndjek endrrat e saj, duke mos cenuar askend dhe duke shtuar ketu se asgje nuk eshte sic duket nga ekrani.
Persa i perket kesaj dekarate, gjate nje tjeter pyetesori te Sindit ne Instagram, asaj iu vu ne dukje mbeshtetja qe i beri Trixes nga njeri prej ndjekesve, duke iu shprehur se ne fakt eshte Bora ajo qe e meriton kete mbeshtje pasi ajo ka bere te njejten gje me Sindin gjate “Per’puthen”.
Perpos faktit qe mbeshtet ate qe ka te drejte dhe drejtoi gishtin nga Donaldi, Sindi u shpreh se jo vetem qe nuk e kane mbeshtetur ne “Per’puthen”, por edhe e kane sulmuar e tallur kur ajo ndihej keq.
Kujtojme ketu nje interviste te vjeter te Sindit pak pas daljes nga programi, ku tregoi gjithe prapaskenat e ulta qe beheshin nga autorja, e gjithashtu foli edhe per opinionistin dhe moderatoren duke u shprehur se tallej nga te dy nese ajo fliste per tradhetine apo dashurine, pasi ishte nje vajze pa eksperienca.