Bora mungoi ne “Perputhen” per shkak te mos-pelqimit ndaj Monika Lubonjes? Flet aktorja

Bora Zemani ka munguar javën që shkoi në ‘’Prime-n’’ e ‘’Për’puthen’’ ku e ftuar ishte pikerisht Monika Lubonja.

Megjithëse u tha se mungesa e Borës ishte përshkak të një helmimi me ushqim, fansat nuk u mjaftuan dhe filluan me ‘teoritë konspirative’.

Një pjesë e tyre besuan se Bora nuk deshi të takohej me Monikën, e cila ka treguar afrimitet me Donaldin dhe Beatrixën.

Madje ndjekësit shkuan deri aty duke e pyetur drejtëpërdrejtë edhe aktoren për këtë gjë.

Permes rrjeteve sociale, Monika u shpreh se nuk ka asnje hatermbetje mes saj dhe Bora Zemanit duke theksuar se arsyeja e vertete pse moderatorja mungoi ishte pikerisht nga helmimi i ushqimit.

Ndërkohë, në bisedën e saj me ndjekësit, aktorja zbuloi se mban kontakte me Triksën, nuk e ka takuar ende Donaldin dhe është në përgatitje e sipër të një formati televiziv.