Bora Zemani dhe Xhensila Myrteaj janë dy nga vajzat më simpatike të show biz-it shqiptar. Ato duken gjithnjë në formë e të kuruara, si në tipare ashtu dhe në veshje.
Meqë përmendëm veshjen, të dyja bukuroshet kanë dalë në publik me të njëjtin kombinim. Ne na u dukën fantastike si Xhensila ashtu dhe Bora.
Këngëtarja kishte postuar një foto në Instagram-in e saj me kostumin në ngjyrë blu me dizenjo lulesh, ndërsa një ditë më parë moderatorja u shfaq me të njëjtën veshje në një restorant ku po konsumonte sushi.
Xhensila është prej disa ditësh me pushime bashkë me Besin dhe Ajkën, ndërsa Bora vijon moderimin e Përputhen në Tiranë.