Argjira dhe Graciano ka pak kohë që kanë bërë publike lidhjen e tyre të dashurisë, por shumë shpejt janë shndërruar në të preferuarit e publikut.
Prezantuesja simpatike e ftuar në ‘’Ftesë në 5’’ gjersa ka zbuluar projektin e saj të ri televiziv ka folur edhe për marrëdhënien me Gracianon dhe raportet e afërta me nënën e tij.
“Pimë kafe çdo ditë. Vjehrra e ka punën përballë shtëpisë time, jemi komshie. Ajo çdo mëngjes që vjen te puna, i them hajde se kam bërë kafen turke, hajde te nusja.
Kur shkojmë për të bërë shopping m’i çon të gjitha me rradhë, ta marr këtë, ta marr atë dhe unë i tregoj merre këtë, merre atë. Ka filluar të marrë këshillat e mia. E kam si shoqe të ngushtë, me Ornelën flas çdo gjë, që nga hallet me Gracianon, si nga hallet me shoqet, nga hallet e punës.
Ajo e di çdo detaj. Është dashuri, e kam shumë xhan. E dua shumë”– tregoi Gjira.
Po ashtu, ajo rrëfeu një skenë ku vjehrra i kishte dalë në krah asaj dhe jo Gracianos.
“Tani që po filloj projektin e ri isha shumë e stresuar, por Graciano është kritikuesi im më i madh.
Një ditë po më bënte shumë presion “Mos i ngelizho gjërat” dhe unë isha aq e stresuar sa edhe ky nuk më duhej fare.
Në atë moment shpërtheu Ornela “Ore a do pushosh ti se të nxorra nga shtëpia! Boll!Mos ma ngacmo gocën se mjaftueshëm është e stresuar”- rrëfeu moderatorja.