Aventura e Bjordi Mezinit në BBV mund të vazhdonte ende nëse imunitetin që fitoi nuk do ia kishte dhuruar Diolës, çka solli dhe nominimin e më las eleminimin e tij.
Së fundmi, Bjordi ishte i ftuar në “Wake Up” ku foli për rrugëtimin e tij dhe të banorëve të tjerë në reality show.
Si fillim Bjordi u ndal te Luizi, ku ndër të tjera tregoi se ai ka luajtur jo vetëm me shtëpinë por gjithashtu me produksionin dhe publikun.
“Loja e Luizit është e bukur sepse nuk ka luajtur vetëm me shtëpinë, ka luajtur me publikun, produksionin. Ka krijuar një terren shumë të madh. Ai e ka marrë parasysh këtë. Teknika e tij do jetë bllok në fillim dhe do presi. Ai i priste sulmet e Bledi Manes”, u shpreh Bjordi.
Sa i përket eleminimit të Amosit dhe Efit, Bjordi tha: “Për Amosin u habita sepse nuk mendova se një gafë nga ana e tij do ndikonte kaq shumë në kaq pak kohë. E konsideroja një lojtar të fortë ashtu si Efin. Mendoja se ishte Diola më e rrezikuara. Kur i pashë ata të dy thashë se Amosi kishte akoma një shans”.
Bjordi u pyet në lidhje dhe me tre të nominuarit, ku tregoi se sipas tij fansat e Luizit do ndëshkojnë Dean.
“Dea bëri një gjest kurajoz në këtë edicion. Besoj se fansat e Luizit do dënojnë Dean. Por është e paparshikueshme, nuk i dihet kurrë.”
Bjordi tregoi dhe ndryshimin e Big Brotherit aktual me atë të viteve më parë ku ai ishte pjesë gjithashtu.
“Formati VIP ndryshon në thelb. Në kohën tonë nuk ishte vetëm statusi jo Vip, por nuk kishte një mjet social që të komuniukonim me njerëzit. Ne e respektonim më shumë atë format sepse ishte e vetmja mënyrë për të komunikuar. Kurse tani ata e kanë mundësinë të flasin me njerëzit”.