Së fundmi në platformën “TikTok” kanë qarkulluar me shpejtësi disa video të këngëtares së njohur Billie Eilish kur ajo ishte në moshën 13 ose 14-vjeçare dhe tregojnë atë që tallet dhe bën shaka me ata që nuk flasin anglisht. Në një nga videot ajo tallet me thekset aziatike dhe në një tjetër përpiqet të flasë si një njeri me ngjyrë.
Përmes një shkrimi të gjatë në Instagram, Billie ka kërkuar falje për videot e saj dhe ka këmbëngulur që ato nuk kishin asnjë qëllim përçmues.
Ju dua shumë, dhe shumë prej jush më kanë kërkuar të flas për këtë. Është diçka që unë dua ta adresoj sepse po etiketohem për diçka që nuk jam. Pavarësisht nga injoranca dhe mosha ime në atë kohë, asgjë nuk e justifikon faktin se ishte lënduese dhe për këtë më vjen keq.
Ndërkohë, për një tjetër video Billie thotë se kur ajo ishte e vogël, fliste me një zë përkëdhelës dhe që nuk ka asnjë lidhje me imitimin e mënyrës se si flet një popullsi e caktuar. Javën e kaluar, i dashuri i Eilish, Matthew Tyler Vorst, gjithashtu kërkoi falje për gjuhën raciste dhe homofobike në postimet e kaluara në rrjete sociale.