Edicioni i dytë i “Big Brother Vip” është në prag të nisjes, megjithatë duket se ka pasur një ndryshim planesh në “minutën e fundit” nga produksioni i formatit dhe e kemi fjalën për zgjedhjen e opinionistëve.
Burimet pranë produksionit kishin konfirmuar ditët e fundit se dyshja e opinionistëve të sezonit të parë, Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku, do të riktheheshin sërish si protagonistë gjatë Prime-ve.
Megjithatë një postim i fundit i faqes zyrtare të “BBV” bën me dije se Hajdari do të jetë në rolin e tij, por me një partnere të re në krah.
https://www.instagram.com/p/CmjsNEyM5Wi/?igshid=YmMyMTA2M2Y=
Pra duket se rikthimi i planifikuar i Balinës nuk ka shkur siç pritej dhe në studio do shohim një opinioniste të re për të cilën jemi kuriozë që tani.