Qysh prej bashkepunimit muzikor te Loredanes dhe Noizy, Heart Attack, eshte perfolur se mes ketij te fundit dhe Mozzik jane nderprere marredheniet miqesore.
Kujtojme se dy kenget: “Heart Attack” e Noizyt me Loredanen dhe kenga “Pare” e Mozzik me Butrintin dhe Taynan, u publikuan ne te njejten dite dhe dy grupet filluan te akuzojne njeri tjetrin per blerje te klikimeve.
Sakaq, dy reperet as nuk e ndjekin me njeri tjetrin ne Instagram, ndersa Mozzik ka bere se fundmi nje tjeter thumb ndaj Loredanes.
Ai ka postuar nje video ne TikTok, ku tregon se kenga e tij e rradhes do te titullohet “Bespreme” e ne shumicen e komenteve shihet se kjo kenge mendohet te jete nje dedikim per Loredanen, e cila e ka prere ne bese Mozzikun.
Nga ana tjeter, ka qene reperi Klevio ai qe eshte shprehur se Loredana dhe Noizy kane nisur nje lidhje, ndaj dhe Mozzik eshte revoltuar, mirepo ky mbetet nje thashethem i pavertetuar.
Gjithashtu, kujtojme se Loredana u perfol per lidhje edhe me reperin Raheem Heid, ku pasi u pane shpesh ne shoqerine e njeri tjetrit, ajo beri edhe tatuazh emrin e tij.