Besonte në raportin Einxhel-Dagz, por jo në atë Beatrix-Donald… Balina Bodinaku krahason çiftet e Big Brother!

“Big Brother Vip Albania” na ka dhuruar shumë emocione të forta.

Lotët, të qeshurat, përqafimet dhe lidhjet e dashurisë nuk munguan gjatë këtij edicioni të parë të “BBV”.

Ndërkohë, me Post Big Brother, duket se u përmbyll rrugëtimi i ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Pikërisht aty ku u diskutuan disa nga situatat dhe raportet më të komentuara të “BBV”, Balina Bodinaku krahasoi dy nga çiftet më të përfolur, atë Beatrix-Donald dhe Einxhel-Dagz.

Teksa u pyet për dy raportet, Balina tregon se pse te njëra marrëdhënie ka besuar e te tjetra jo.

Unë nuk besoja te lidhja Donald-Trixa sepse ishte një lidhje e krijuar në kushte jonormale… Janë dy situata të ndryshme… Unë kam thënë që Einxhel për mua është shumë e ndjeshme nga ç’do të na tregojë… Në rastin e Donaldit me Beatrix ishte një raport që kishte dhe një historik më përpara, ishte marrëdhënia e mëparshme e Donaldit jo pak e diskutuar. Ishte një histori më e komplikuar seç dukej. Mua më është dukur veprimi i Donaldit pak i nxituar në raport me Trixën.”

https://www.instagram.com/tv/CakzyGOlAgy/?utm_medium=copy_link

Megjithatë, Balina tregohet mjaft e rezervuar për raportet e krijuara brenda shtëpisë së “BBV” duke pranuar se vërtetësia dhe kohëzgjatja e tyre do të shihet në muajt në vazhdim jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Shtëpia e “BBV” dhe izolimi nuk ofron kushtet më të mira për lindjen e një raporti ose për qartësimin e ideve sidomos kur bëhet fjalë për situatat sentimentale.”