Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë gati për t’u bërë sërish prindër. Dhe shkak është pikërisht vajza e tyre Ajka.
Në një intervistë për ‘Mirage’, këngëtarja tha se kur e sheh të bijën që luan vetëm i dhimbset dhe do ta bëjë atë me një motër ose vëlla. Por edhe Besi po i kërkon një fëmijë të dytë.
“Në fakt më shumë kërkon babi (Besi) një fëmijë të dytë sesa Ajka një motër ose vëlla. Ajka e do mamin dhe babin vetëm për vete, aq më pak tani që jemi goxha të ngarkuar me punë. E përmend, por jo si kërkesë.
Në fakt, e shikoj se ka ardhur momenti për të menduar një fëmijë të dytë. Ne kemi kohë që e mendojmë këtë, sepse shikoj që ndonjëherë luan aty te cepi i shtëpisë me lodrat e saj, pasi unë kam konsumuar të gjithë lojërat me të. E shikoj që luan vetëm dhe kjo më krijon pak dhimbje. Duhet një fëmijë i dytë që të ketë Ajka një vëlla ose motër”,– tha ajo.
Duke folur për familjen, Xhensila përmend divorcin e familjeve si arsyen pse ka ëndërruar gjithmonë që të ketë një familje të shëndetshme.
“Kam dashur gjithmonë një familje të shëndoshë duke marrë parasysh edhe të kaluarën time. Unë i kam prindërit e divocuar dhe kjo gjë jo se më ka penguar në jetë, por gjithmonë kam dëshiruar të kem një familje të shëndoshë. Kjo ka qenë dëshira ime e parë, kurse e dyta ka qenë të bëhem këngëtare”,– u shpreh ajo.