Stresi ka bërë bujë që nga dita e djeshme kur në veturën e tij u shfaq me një vajzë, së cilës i mbuloi fytyrën.
Tutje ai hodhi edhe një story ku tha se ka lënë pas të kaluarën dhe kaq u desh që mediat të hudhen në ‘’sulm’’ për të zbuluar se kush ishte vajza duke e cilësuar si të dashurën e re të reperit.
Pasi lajmet bënë xhiron e rrjetit përmes një video ka reaguar vet Arkimedi.
Ai ka mohuar se vajza në fjalë është e dashura e tij duke thënë se në fakt ai ka shumë femra.
Mes tjerash ai dërgoi të fala ish të dashurave të tij por vëmendje mori ‘’paralajmërimi’’ se edhe këto të dashura që ka tani vitin tjetër do të jenë ‘’Ex’’.