Që pas ngjarjes së fundit në lidhje me sëmundjen e Luizit, është vënë re se banorëve po ju tërhiqet shpesh vëmendje për të “rregulluar mikrofonin” gjatë diskutimeve me njëri tjetrin.
Kjo është një mënyrë për t’i bërë të kuptojnë se po thonë diçka më shumë seç duhet dhe se nuk duhet të vazhdojnë më tej.
Një tjetër menyrë është duke i thërritur ata në dhomën e rrëfimit, ku mesa duket u bëhet e qartë se çfarë duhet e çfarë nuk duhet të thonë.
Së fundmi një video e Mikelës po bëhet virale në rrjetet sociale, ku teksa ka dalë nga dhoma e rrëfimit ka rastisur disa nga banorët e tjerë, të cilët e kanë pyetur se çfarë i thanë në dhomën e rrëfimit.
“Bëre gafë hape gojën të griva“- tregoi Mikela, ndërsa Tea u përpoq t’i thoshte mos të vazhdonte më tej.
Nuk përjashtohet mundësia që këtë frazë Mikela ta ketë thënë me shaka, aq sa nuk përjashtohet edhe fakti që po e shohim vetë që sa banorët bëhen gati të thonë diçka që nuk i leverdis produksionit ata ose thirren në dhomën e rrëfimit ose iu tërhiqet vëmendje me mikrofonin.