Një burrë nga Teksasi, i cili bën këngë ‘rap’ për grabitjet e bankomatëve, i ka sjellë në jetë tekstet e tij kur u arrestua për vjedhje të një bankomati në Tenesi gjatë javës së kaluar.
Ladesion Riley, 30 vjeç, ishte një nga katër personat e akuzuar për kërcënimin e një tekniku të bankomatëve në ‘Bank of America’ në Nashville sipas Departamentit të Policisë Metropolitane të Nashville.
Të dyshuarit e tjerë janë Darius Dugas, 27 vjeç, Sashondre Dugas, 32 vjeç dhe Christopher Alton, 27 vjeç.
Të katër hajdutët e dyshuar vijnë nga Hjustoni.
Sipas policisë, dy anëtarë të grupit iu afruan teknikut nga prapa rreth orës 10:40 dhe ‘i thanë të mos bënte ndonjë marrëzi dhe t’u dorëzonte paratë’. Ata morën paratë dhe u larguan me automjetet e tyre.
Riley, emri artistik i të cilit është “213 Jugg god”, publikoi një këngë në YouTube të quajtur “Make It Home” muajin e kaluar, në të cilën ai mburret për grabitjen e bankomatëve. “Juging” është zhargon për ndjekjen e viktimave që nuk dyshojnë për t’i grabitur ato.
Teksti përshkruan grabitjen e bankomatëve në shtete të ndryshme, duke pasur mijëra dollarë në makinë dhe duke u lutur që ata të kthehen në shtëpi pa u ndaluar nga policia. Reperi është tallur nga Sindikata e Policisë së Houston në një postim në Facebook.
Çfarë ironie… Kur bëni një këngë rap të titulluar “Make It Home”, rreth grabitjes së bankës dhe bankomatëve dhe t’i dërgosh paratë jashtë shtetit dhe më pas të mos ktheheni dot as në shtëpi në Houston…