Mund t’a themi me plot goje se Beniada eshte sheqeri i shtepise se “Big Brother VIP”, nje vajze plot pozitivitet qe gjithe kohes shihet me buzeqeshjen e saj karakteristike.
Mirepo, edhe pse eshte gjithe kohen nje person alegro, nga ana tjeter edhe ajo ka patur veshtiresite e saj ne jete, disa nga te cilat i ka rrefyer ne BBV.
Normalisht qe Beniada nuk ka treguar cdo gje ka kaluar ne jete, por nga publiku po dyshohet se ajo ka kryer nje abort.
Nje video e Beniades teksa flet ne gjume ishte ajo cka ngriti dyshimet, pasi ajo degjohej tek fliste per nje femije, duke thene:
“Je vajza me e mire qe dikush mund te kete! Kudo qe te jesh, je gjithmone me mua! Kudo qe te jesh, je gjithmone ne zemren time!”
Edhe pse thuhet se Beniada ishte ne gjume, ajo po fliste shume qarte e nga komentet e publikut dyshohej per nje abort, duke shtuar ketu edhe ato cka ajo ka thene per te dashurin e saj.
Beniada ka treguar se ka patur nje te dashur per shume vite, por nuk donte te fliste per arsyen e ndarjes duke u shprehur se ishte dicka me e rende se tradhetia, madje nuk e dinin as familjaret e saj.
Donaldi ishte ai qe hodhi dyshimet per nje shtatzani, ndersa Iliri tha se e kuptoi arsyen e ndarjes.
https://www.instagram.com/tv/CZaX0DmBtA_/?utm_medium=copy_link
A eshte detyruar ajo te kryeje nje abort nga i dashuri i saj, gje qe solli edhe ndarjen e tyre, apo ajo thjesht nuk ishte e vetdijshme se cfare po fliste ne gjume?