Modelja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Beniada Nishani ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani në moshën 56 vjeçare.
Ajo ka treguar më herët që Nishani ishte kushëriri i babait të saj dhe me fëmijët e tij kishte një marrëdhënie shumë të mirë, veçanërisht me të bijën Fionën.
Beniada ka shkruar në Instastory:
“Askush nuk vdes në tokë për sa kohë që jeton në zemrën e atyre që mbeten. Fiona Nishani zemra ime është me ty”.
Kujtojmë që ish-presidenti i Shqipërisë ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm nga komplikimet shëndetësore si pasojë e betejës disamuajshe me COVID-19.
Nishani ndërroi jetë në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar para një muaji për përkujdesje intensive pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore. Ish-presidenti po ashtu vuante nga një sëmundje auto-imune.