Netflix ka njoftuar se do të publikojë rikrijimin korean të dramës së saj të njohur të krimit spanjoll, “Money Heist”.
Gjiganti i transmetimit ndau një trailer 43 sekondësh për “Money Heist: Korea — Joint Economic Area” , i cili zbuloi se seriali i ri do të shfaqet premierë më 24 qershor.
“Money Heist” (i njohur në spanjisht si “La Casa de Papel”) përfundoi vitin e kaluar pas pesë sezonesh. Seriali mahniti audiencën në të gjithë globin dhe u bë një nga më të suksesshmit pas debutimit të tij në 2017.
Versioni i ri korean, me regji të Kim Hong-sun, pritet të ndjekë një komplot të ngjashëm me origjinalin.
Kasti do të jetë si më poshtë:
Në vend të maskës së Salvador Dali të përdorur në “Money Heist”, shfaqja e re përdor një maskë tradicionale koreane Hahoetal. Videoja prezantuese fillon me një që thotë”
“Një grabitës që vjedh para të vogla, vritet ose përfundon në burg. Por një grabitës që vjedh në një shkallë masive mund të ndryshojë botën dhe madje të bëhet hero. Nga të gjitha vjedhjet që ekzistojnë, ne do të bëjmë më madhen!”
Burimi: CNN