Te shumte kane qene ish konkurrentet e Per’puthen te cilet kane treguar rreth skenareve dhe manipulimeve nga ana e autores Olsa Muhameti, mirepo ka patur edhe nga ata qe kane sjelle fakte.
Se fundmi, ka qene ish konkurrenti Xhafer Thaqi ai qe ka bere publike nje telefonate te autores ne nje interviste per “Glamour Zone”.
Ne video degjohet tek Olsa perpiqet t’i mbush mendjen Xhaferit qe te deklarohet per Rrushen, duke krijuar nje situate te besueshme per publikun.
Nga ana tjeter, vlen te permendet fakti se publiku dhe çdo konkurrent qe eshte bere pjese e “Per’puthen” ka qene ne dijeni te skenareve dhe manipulimeve te bera ne program qysh para pjesmarrjes se tyre, ndaj dhe demaskimet pas largimit nga programi duket se jane vetem veprime per te marre vemendje.