Bëhej xheloze nga afrimiteti i Sarës me Donaldin, blogerja habit me veprimin e fundit ndaj Beatrix

Sarah Berisha dhe Beatrix Ramosaj kanë pasur një raport të tensionuar kur ishin pjesë e “Big Brother Vip”, pasi Beatrixi ka shprehur shpesh xhelozi për raportin e blogeres dhe Donaldit.

Mirëpo duket se Sarah e ka kapërcyer këtë fakt, duke e mbështetur Beatrixin për këngën e saj të re.

Sarah e shpërndau këngën e Beatrixit me DJ Geek, -e cila doli dje dhe titullohet “Ma shumë se ti”, duke shkruar “Urime” duke etiketuar Beatrix dhe Dj Geek.