Kengetarja Beatrix Ramosaj ka qene ne qender te sulmeve dhe komenteve negative gjate qendrimit ne shtepine e “Big Brother VIP” per shkak te lidhjes me Donaldin.
Mirepo, edhe pse tashme jane bere pothuaj 3 muaj nga perfundimi i programit dhe lidhja mes dyshes ka marre fund, komentet negative ndaj Trixes vazhdojne ende.
Per kete, ajo ka postuar nje video te gjate ne Instagram teksa fliste per bullizmin dhe komentet negative ndaj saj, duke perfshire ketu edhe bullizmin ne pergjithesi i cili eshte prezent masivisht ditet e sotme.
Me kete video, Beatrix ka per qellim te shperndaje sa me shume dashuri duke dhene mesazhin se duhet t’a duam sa me shume njeri tjetrin dhe te mos nenshtrohemi ndaj askujt ne rast bullizmi!