Beatrix Ramosaj reagon pas sulmit të banorëve ndaj Luizit: “Kanë një vend në ferr!”

Sulmet e shpeshta dhe bullizmi që po i bëhet Luizit nga gjithë banorët e tjerë po komentohet masivisht në rrjetet sociale.

Mbrëmjen e djeshme banorët ishin mbledhur në oborr e po i drejtoheshin Luizit me fjalë ofenduese, ndërsa ai po qëndronte në heshtje.

Për këtë situatë, një reagim ka ardhur edhe nga banorja e edicionit të shkuar, Beatrix Ramosaj.

Me anë të një postimi në Twitter ajo dënoi gjithë sjelljen e banorëve ndaj Luizit, të atyre që po bullizonin dhe atyre që nuk po reagonin për situatën.

“Bullizuesit dhe njerëzit që thjesht qëndrojnë atje e nuk bëjnë asgjë për këtë, kanë një vend special në ferr”- shkroi Beatrix.