Beatrix Ramosaj ka zgjedhur ditëlindjen e saj për të ndarë një surprizë të bukur me fansat

Beatrix Ramosaj këtë herë më shumë se kurrë është vendosur të merret vetëm me projektet e reja muzikore dhe për këtë na lajmëroi sërisht së fundmi.

Në një postim në profilin e saj të Instagramit këngëtarja bëri me dije se së shpejti do të publikojë këngën e sa të re që do të shoqërohet me një videoklip siç duket dhe nga foto që ajo ka postuar, e veshur e gjitha me pink Beatrix krahas fotos ku mesa duket është duke xhiruar këngën e re ajo ka shkruar:

“Vonë 9 Qershor 00:01. Dhurata ime per ju for my 28th birthday”.

https://www.instagram.com/p/CegpRYNtj9P/?utm_source=ig_embed&ig_rid=3bc4983a-24e4-45ba-8149-c887b39ca9a4

Këngëtarja ka zgjedhur ditën e ditëlindjes së saj për të surprizuar të gjithë fansat me këngën e saj me një këngë të re.

Kujtojmë se ajo ka qënë së fundmi shpesh në qëndër të vëmëndjes ku para pak ditësh ka folur dhe për temën e bullizmit si asnjëherë më parë në “Thuaje” me Luana Vjollcës.

Një mbështetje të madhe këngëtarja e ka marrë nga të gjithë fansat e saj.