Beatrix dhe Donald janë ende çifti më i komentuar në mediat rozë e kudo në rrjet. Këngëtarja ka shprehur pakënaqësi për raportin e mungesën e vëmendjes, megjithatë aktori mohon se ka ndodhur diçka e tillë.
Këto probleme mes tyre, vihen re edhe në diskutimet e zakonshme gjatë ditës në shtëpi.
Së fundmi teksa në sfond ishin vendosur këngë labe, këngëtarja u shpreh se ndihet e lumtur që edhe Donaldi është i lumtur.
“Po e shijoj, lumturia jote është dhe lumturia ime. Të dua”, i tha Beatrix dhe i dhuroi një puthje. Por teksa mendonim që edhe Donaldi t’i thonte të paktën “Edhe unë të dua”, në fakt përgjigja e tij nuk pritej.
“E mora vesh”, i tha ai Beatrixës dhe i kërkoi të vazhdonte kërcimin.
Këtë e kanë vënë re dhe ndjekësit, të cilët kanë vërshuar në komente, në videon e postuar nga faqja zyrtare e “Big Brother VIP” në Instagram.
Një pjese i është dukur funny reagimi i tij, ndërkohë që të tjerë, mendojnë se Beatrix do të zhgënjehet nga Donaldi.
Kujtojmë që së fundmi ata patën edhe një zënkë për listën e këngëve, ku këngëtarja i tha aktorit se ai nuk ka aspak interes të njohë botën e saj.