“BBV duhet të mbyllet menjëherë”- Ish konkurrentja e njohur e “Përputhen” shpërthen pas deklaratës së Amosit

Ish konkurrentja e Per’puthen, Ritvana Fetahu, ka bërë një reagim të ashpër kundrejt sjelljes së patolerueshme dhe bullizuese të banorëve ndaj Luizit.

Me anë të disa postimeve në Instagram, ajo i ka cilësuar banorët si një tufë ziliqarësh që nuk dinë të luajnë me rregulla morale.

Ritvana ka shkruar se Luizi me të vërtetë është ‘luani’, ndërsa banorët e tjerë sillen si ‘dele’ që nuk dinë të luajnë si ai në këtë “reality show”.

Më pas ish konkurrentja foli për deklaratën skandaloze të Amosit dhe u shpreh se ky edicion i BBV duhet të mbyllet menjëherë.

“Kjo është e papranueshme. Ky edicion duhet të mbyllet menjëherë. Nëse ato “pëllasin për të drejtat e njeriu- kjo deklaratë shkel cdo të drejtë jetësore” të cdo individi, jashtë apo brënda.
Kjo nuk është Shqipëria që duam.”- u shpreh Ritvana ndër të tjera.

https://www.instagram.com/p/CneW4MdMNIM/?igshid=YmMyMTA2M2Y=