Tashmë çdo situatë e ndodhur mes banorëve në shtëpinë më të famshme do të mund të diskutohet në “Big Brother VIP Fan Club”.
Top Channel ka bërë me dije se programi do të fillojë transmetimin nga 8 janari, çdo te diel në orën 12:45.
Një suprizë e pazbuluar më herët për publikun është edhe përzgjedhja e moderatores.
Ky format i është besuar Megi Pojanit pas eksperiencës së suksesshme që pati në programin e kërcimit “Dancing with the stars”, ku arriti të shkonte deri në finale.