Së fundmi mediat turke raportuan se Baris Arduç i njohur për rolet e tij në serialet “Kuzgun” dhe “Dashuri me qera”, do të bëhet baba për herë të parë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe bashkëshortja e tij aktorja Gupse Ozay e cila është 6-muajshe shtatzënë.
Çifti ishte në pritje të një vajze.
Për martesën pak kohë më parë Baris tha:
“Asgjë nuk ka ndryshuar në jetën time pasi u martova. Ne kemi shtatë vjet bashkë, martesa është bërë një gjë simbolike për ne. Asgjë nuk ka ndryshuar”.