Stresi është kthyer në një nga personazhet më të komentuar e më të përfolur të këtij sezoni të parë në “Big Brother VIP Kosova”.
Përpos jetës private dhe sentimentale, reperi ka folur edhe për marrëdhenien e bujshme me Noizyn, zënkën dhe pajtimin mes tyre.
Ai ka treguar se zënka ndodhi për shkak të një personi tjetër dhe pas pajtimit të tyre janë gëzuar shumë njerëz.
“Ta takosh afër Zinin do të ndryshosh 300 për qind mendimin. Na kanë gjykuar shumë në fillimet tona. Ne kemi hyrë për dikë tjetër në sherr. Sherri ka degraduar, edhe ishte koha ‘beef’-a ky tjetri iku e unë mbeta në të. Nuk kemi folur për 11 vjet me Noizyn. Hiç hiç. Atë kohë ka pasur shumë ofendime prej të dy palëve. Ne nuk krenohemi por shyqyr Zotit që kjo ishte adoleshenca dhe unë ju them njerëzve edhe kur jemi pajtuar ne janë gëzuar pafund. Të gjithë ata njerëz që janë gëzuar kanë dashur të na pajtojnë më shpejt”, tha ai.
Ajo çfarë ka shtuar kuriozitetin e banorëve të shtëpisë së Big Brother, është nëse Stresi do ta bëjë një bashkëpunim me Noizyn tanimë që ata janë miq.
Ai deklaroi se nuk mund të flasë për këtë gjë pasi është një sekret i madh për të.
“Nuk mund të flasë për këtë pjesë. Realisht për këtë nuk ,mund të flasë, e kam tepër sekret”, theksoi Stresi.