Banorja e BBV prek të gjithë banorët me rrëfimin e trishtë: “Shoku im vdiq, ndërsa mua më rikthyen në jetë me elektroshok”

Big Mama prej disa ditësh është bërë pjesë e “Big Brother VIP”. Duke patur parasysh natyrën e saj ekspresive, publiku pret debate të forta por deri tani Bigu është treguar e kursyer.

Sot këngëtarja ka prekur të gjithë banorët me një rrëfim shumë të trishtë. Big Mama ka ndarë një pjesë shumë të hidhur nga jeta e saj, duke treguar se ishte mbytur në liqenin e Strugës, së bashku me një mik të saj.

Ju e dini se unë jam mbytur me shokun. Shoku im ka ndërruar jetë ndërsa mua më kanë kthyer me elektroshok. Ndoshta ka 9 vite në liqenin e Strugës. Më fobi se unë nuk e ka njeri, ta shohësh vdekjen me sy, se ai nuk ka ditur not. Ai është shok.” 

https://www.instagram.com/tv/CXlzyQ9F0cS/?utm_medium=copy_link