Gresa Hoti, modelja e njohur shqiptare, e cila është një nga banoret e BBVK ka folur për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhur kur ishte në moshën 17-vjeçare.
Ajo i tregoi Anës se ish i dashuri ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
“Më vinte kundër nënës së vet, komplet kundër. Kam shkuar në Siçili edhe disa herë më thoshte “e kam harru kuletën”. Kur i harxhova lekët më tha që unë do të rri atje. Më vinte kundër nënës së vet, kundër motrës së vet. Babai i tij kur ka qenë ky i vogël më tregonte që u fshihej në krevat se e rrihet nënën e vet për flokë”- rrëfeu Hoti.
Gresa më tej shtoi:
“S’kam guxuar kurrë të dal me shoqe, 24 orë vetëm me atë. Nëna e tij më tha që ti bëj gati gjërat që të më çojë në aeroport. Por, ai më mbylli në dhomë. Ai ia nisi të qajë dhe e theu të gjithë dhomën. Psikopat.” – tha ajo.
Madje, banorja e BBV Kosova tregoi se ish i dashuri i saj e ma goditur edhe ne fytyre ku i ka thyer hunden.