Ndryshe nga cka u perfol, mbremjen e djeshme shtepise se “BBV” iu bashkua nje konkurrent i ri.
Behet fjale per Eni Tare, djaloshi bukurosh i cili vjen pas nje aventure ne emisionin e dashurise, Love Story.
Mirepo qe ne prezantimin e tij te pare, Eni terhoqi mjaft vemendje pasi shprehu hapur se ka nje pelqim per Kiara Titon.
Ne nje diskutim me Luizin, ai tregoi se pelqimin nuk e kishte ne ate kontekst qe u morr por i pelqen menyra se si Kiara e prezanton veten ne televizion si dhe pozitiviteti qe jep.
Eni shtoi se eshte hera e pare qe e shef Kiaren nga afer pasi e ka pare vetem ne rrjetet sociale.
Eni: “Të them të drejtën unë Kiarën e kam pëlqyer nëpërmjet rrjeteve sociale. Është hera e parë që e shoh live. Mënyra si ajo e transmeton veten edhe në televizor, si moderon më ka pëlqyer. Në klip thashë më pëlqen mënyra si Kiara buzëqesh, përcjell energji positive. Ky ishte thelbi. Nuk ishte thelbi unë pëlqej Kiarën dhe kam hyrë për Kiarën.”
Luizi: “Kështu hyra edhe unë në fillim, por pastaj…”
Kujtojme se si shumica e banoreve, edhe Kiara Tito i doli krah produksionit duke e nxjerre Luizin si genjeshtar.