Banori i “Big Brother VIP Kosova”, Bruno, ka treguar disa ditë më parë në dhomën e rrëfimit për lidhjen e fortë që ka patur me gjyshen e tij qysh në fëmijëri.
Mirëpo, gjatë spektaklit të sotëm atij iu komunikua me anë të një letre se gjyshja e tij ka ndërruar jetë.
Me lot në sy, ai tregoi momentet e bukura që ka kaluar me të, tek u shpreh se ka marrë bekimin e saj kur është bërë pjesë e shtëpisë së BBVK.
Nga ana tjetër Bruno tha se është i gatshëm t’a vazhdojë lojën pasi u shpreh se gjyshja do t’a shohë dhe do t’a mbështesë nga lart.