Ditën e djeshme, Erion Veliaj u pyet për protestën e 11 shkurtit, e organizuar nga opozita.
Kryetari i bashkisë Tiranë u shpreh se padyshim që leja për tu bërë kjo protestë është dhënë, por ndër të tjera tregoi se nuk do ketë pjesëmarrës pasi njerëzit do jenë të zënë duke ndjekur Luizin dhe Kiarën në “Big Brother VIP”.
“Unë e kam dëgjuar që do ketë një protestë dhe sigurisht e kemi dhënë lejen për ta bërë atë protestë por ju garantoj se më 11 shkurt të gjithë do jenë duke ndjekur Big Brother-in dhe më shumë vëmendje do të ketë Luizi me Kiarën sesa Saliu me Ilirin”, u shpreh ai.
Në lidhje me këtë deklaratë të Erionit, ka reaguar së fundmi ish opinionistja e sezonit të parë të BBV, Balina Bodinaku.
Teksa postoi në rrjetin e saj social instagram një foto nga deklarata e Erionit, Balina ironizoi keq Kryetarin duke u shprehur se rëndësi ka fitorja e Luizit pasi problemet e tjera janë mbyllur.
“Llogarite i ka tamam. Vec Luizi te fitoje, po kujt i plas ne kete vend per 420 milione eurot e vjedhura vetem per inceneratoret”. /Lokimagazine.com