Prime i “Big Brother VIP” mbrëmjen e djeshme ishte i mbushur plot surpriza.
Mes tyre sigurisht vëmendjen më të madhe e mori surpriza e Luizit për Kiaren, ku i dedikoi një këngë posacërisht për të.
Nga ana tjetër, megjithëse Kiara nuk kishte një surprizë për Luizin, një deklaratë të fortë nuk ia kurseu aspak.
Teksa u ftua në dhomën e rrëfimit, Kiara tregoi ndër të tjera se pas puthjes në dasmën e improvizuar brenda shtëpisë së BBV, ka filluar të ndjejë më shumë për Luizin, aq sa ta konsiderojë “babain e fëmijëve të saj”.
Në lidhje me surprizën e Luizit dhe deklaratën e Kiarës, ka folur së fundmi kushëriri Luizit, Laurian Ejlli. Teksa ishte i ftuar në “Shqiperia Live”, Lauriani tregoi se surpriza e Luizit për Kiarën ishte “mjaft e goditur”.
“Padiskutim ishte një mbrëmje e jashtëzakonshme. Luizi gjithmonë ka spikatur në momente shumë të vecanta, i tillë u tregua edhe mbrëmë, në një datë shumë të shënuar, sic është dita e të dashuruarve dhe momenti (surpriza per Kiarën) ishte si ai ylli në pemën e Vitit të Ri”.
Më tej, Laurianit iu kërkua një koment për deklaratën e Kiarës ku u shpreh se “Luizi është i duhuri për fëmijët e saj”.
“Duke e dëgjuar nga Kiara, një vajzë me një botë shumë interesante, është bukur. Është një fjalë që jo gjithkush mund ta thotë. Ajo ka treguar që është një vajzë me një ndjeshmëri shumë të madhe, dhe mendoj se i ka dalë shumë natyrshëm”, tregoi ai. /Lokimagazine.com