Baba për herë të dytë, ja emri i veçantë që ka zgjedhur Sokol Cikalleshi për të birin

Sulmuesi i Konyaspor dhe kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi është bërë baba për herë të dytë.

Kavajasi ka njoftuar në rrjetet sociale se është bërë baba i një djali të quajtur Lion.

Bashkëshortja e tij Kornelia i ka dhënë kënaqësinë e dytë sulmuesit, që më parë ka qenë edhe baba i një vajze.

“Mirë se erdhe djali im Lion. Qofsh i shëndetshëm dhe i hairit”, shkruan Cikalleshi.

https://www.instagram.com/p/Cey3hyboIjb/?utm_source=ig_embed&ig_rid=44991225-e122-4b0a-9e3a-89447fecef02