Dy aktorët e njohur turq Sinem Kobal dhe Kenan İmirzalıoğlu janë bërë prindër për herë të dytë.
Mediat turke kanë raportuar se bashkëshortja e aktorit të njohur si “Ezel”, Sinem Kobal ka sjellë në jetë vajzën e dytë.
Sinem dhe vajza janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe çifti e ka zgjedhur tashmë emrin për vogëlushen e tyre.
Ata kanë vendosur ta quajnë vajzën e tyre të dytë Leyla. Çifti ka edhe një vajzë tjetër me emrin Lalin.
Kujtojmë se çifti, i cili pas ardhjes në jetë të vogëlushes së parë nisi të kalonte pjesën më të madhe të kohës në Marmaris thanë se “Jemi me fat që kemi Lalin, ajo është pjesa më e bukur e jona”, së shpejti do të kemi edhe një vajzë tjetër.
Pyetjes se kush do ta vendoste emrin e fëmijës si duket nuk i ka ardhur akoma fundi. Më parë aktori e shmangu përgjigjen duke thënë se nuk e kanë menduar ende.
“Nuk e kemi menduar akoma, faleminderit”, tha Kenan.
Padyshim që Leyla është një emër shumë i bukur por nuk dihet ende kush e ka bërë zgjedhjen e emrit.