“Baba i denjë për fëmijët e mi…”, Kiara bën deklaratën e fortë për Luizin

Si asnjëherë më parë Kiarën e pamë mëse të emocionuar gjatë suprizës që Luizi kishte përgatitur për të në këtë ditë Shën Valentini.

Në një ambient të mbushur me trëndafila dhe drita, Luizi i këndoi Kiarës këngën që kishte përgatitur për ditë me rradhë në dhomën e rrëfimit.

Moderatores iu mbushën sytë me lot dhe përqafonte disa herë Luizin teksa ai i këndonte dedikimin.

Mirëpo, ajo bëri dhe një deklaratë të fortë e të papritur për këngëtarin.

Para se të shihte suprizën Kiara po tregonte se pas dasmës së supozuar brenda shtëpisë gjithçka ndryshoi për të, madje u shpreh se Luizi do të ishte një baba i denjë për fëmijët e saj.

Ndërsa pas suprizës ajo iu drejtua Luizit me deklaratën e ëmbël: “Jo që më ke bërë të lumtur, po nuk do të ndahem më kurrë”.