Gati dy vite më parë, Aurela Hoxha u bë për të parën herë nënë, teksa solli në jetë djalin e saj, Alaron.
Mesa duket modelja e njohur dhe partneri i saj kanë vendosur ta zgjerojnë familjen dhe janë bërë sërish prindër.
Burime pranë “News31” bëjnë me dije se Aurela është bërë nënë për herë të dytë, ndërsa ka sjellë në jetë një vajzë.
Kjo konfirmohet më tepër edhe nga fotoja e fundit e modeles në Instagram, me Hoxhën që ka postuar një foto me buqetat me lule që i kanë ardhur, për ta uruar për lindjen e së bijës, teksa fotoja me shumë gjasë është bërë në spital.