Perplasja e forte virtuale mes Sindi Locit dhe Aulona Mustes ka bere qe ish konkurrentja tjeter e “Per’puthen”, Jasmin Kadriu, te reagoje kunder Sindit.
Ne postimin e Aulones, tek kishte ndare kengen e Sindit se bashku me motrat e saj duke ironuzuar faktin se e konsideron veten artiste, Jasmina ka bere nje koment te papritur.
“No fejs no kejs i thon kesaj o Aulon“- ka shkruar Jasmina per te kujtuar keshtu komentet e shumta qe motra e Sindit mori per performancen ne “E Diela Shqiptare”.
Mirepo, pas ketij komenti ka qene motra e Sindit, Keisa Loci, ajo qe ka reaguar e revoltuar ne InstaStory-n e saj, duke kaluar gjithcka ne personale.
Keisa permendi te kaluaren e Jasmines dhe fjalet e thena ne prapaskene ndaj Sindit duke ndare gjithashtu disa mesazhe private mes kesaj te fundit dhe Jasmines.
Nga ana tjeter, Jasmina ka preferuar mos te beje asnje reagim tjeter vec komentit ne postimin e Aulones.