Aulona dhe Beatrix bejne xing me të njëjtin fustan

Aulona Musta dhe Beatrix Ramosaj kanë përdorur të njëjtën veshje në daljet e tyre publike.

Një fustan i kuq, i shkurtër, me xixa duket bukur po njësoj te të dyja vajzat.

 

Beatrix e ka veshur e para fustanin në fjalë. Me të ajo postoi një foto në Instagramin e saj pas konfirmimit të lajmit që u bë pjesë e Big Brother Vip.

Moderatorja ndërkohë e ka veshur fustanin në një episod të transmetimit të saj.

Kjo nuk është hera e parë që dy personazhe të njohur bëjnë “xing” me kombinimet apo veshjet e tyre në daljet publike.

E rëndësishme është që gjithnjë duken bukur për t’i parë.